Site icon Telegrafi

Java e gjashtë në Superligë nisë në Therandë, Ballkani pret Trepçën ‘89

Java e gjashtë në Ipko Superligën e Kosovvs do të nisë sot (e premte), me duelin Ballkani – Trepça ’89.

Vendasit me trajnerin e ri Sami Sermaxhaj kanë marrë katër pikë në dy javët e fundit.

Ndërkohë 89-shi gjithashtu ka marrë katër pikë duke mposhtur KEK-un dhe duke barazuar në shtëpi me Drenicën.

Vendasit do të kërkojnë fitore në këtë sfidë pasi vinë të motivuar pas triumfit 1-3 te Gjilani.

Në anën tjetër ‘Minatorët’ kanë ditur të marrin pikë në secilin stadium të Kosovës dhe një gjë të tillë do ta tentojnë edhe ditën e sotme ndaj Ballkanit.

Takimin e parë këtë javë në Superligë do ta drejtoj gjyqtari i FIFA-s, Genc Nuza me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Trepçës ’89 do të fillojë nga ora 15:45. /Telegrafi/

Exit mobile version