Filmat që do të prezantohen janë: “Kolona”, “Windows XP SI” dhe “Vaska”. Autor i këtyre filmave është regjisori nga Kosova, Ujkan Hysaj, i cili është fitues i një varg çmimeve ndërkombëtare.
Festivali Java e Filmit Shqiptar në New York në vazhdimësi bën promovimin e kineastëve shqiptarë kudo në botë duke u ofruar mundësi të prezantimit të projekteve të tyre para audiencës shqiptaro-amerikane.
Festivali këtë vit ka nisur përgatitjet për edicionin e tij të peste. Shfaqja e filmave është e hapur për të gjithë dhe pa pagesë.
Për më shumë informacione klikoni këtu.