Telegrafi

Java e dytë me ndryshime në Superligë

Është publikuar orari i javës së dytë në elitën e futbollit kosovar.

FFK ka njoftuar se një ndeshje do të zhvillohet ditën e premte, tri të shtunën dhe dy të tjera të dielën.

Vllaznia e Pozhoranit do të jetë nikoqire e Llapit.

Të shtunën do të jetë derbi prishtinas mes Flamurtarit të rikthyer në elitë dhe Prishtinës dy skuadrat që pësuan humbje në ndeshjen e parë.

Në Prizren Liria do ta mirëpres kampionin në fuqi Trepçën ’89, ndërsa në Skenderaj është derbi kuq e zi mes Drenicës dhe Vëllaznimit.

Të dielën Besa pret Dritën, ndërsa derbi do të jetë në Gjilan mes skuadrës me po të njëjtin emër dhe Feronikelit.

Risi është se ndeshjet këtë javë do të fillojnë nga ora 16:30. /Telegrafi/

Java 2:

E premte
Vllaznia – Llapi 16:30

E shtunë
Flamurtari – Prishtina 16:30
Liria – Trepça ’89 16:30
Drenica – Vëllaznimi 16:30

E diel
Besa – Drita 16:30
Gjilani – Feronikeli 16:30