Site icon Telegrafi

Java e dytë e sezonit të ri të Detektivit – çfarë ndodhi në episodin e gjashtë?

Mbrëmë (e hënë) është zhvilluar emisioni i gjashtë i Detektivit njëherësh java e dytë e fillimit të kuizit të shumëpërfolur.

Kuizi, i cili është nga e hëna në të premte në 22:15 në RTV Dukagjini, nisi një javë interesante me plot emocion e sfida.

Të përzgjedhurit e kësaj mbrëmjeje kishin profesione të ndryshme përfshirë farmacistë e policë.

Foto: YouTube

Tre kandidatët që garuan me njëri-tjetri për në çerekfinale ishin: Ardit Bilalli (student), Fehmi Aliu (Policia e Kosovës) dhe Genc Krasniqi (mjek).

Lexo po ashtu "Detektivi" nisi me episodin e parë të sezonit të dytë - tre garuesit në emocione për zbardhjen e çështjeve

Të njëjtit po ashtu iu nënshtruan edhe testit të poligrafit që është një risi në edicionin e këtij viti.

Fehmi Aliu ndërkohë u zgjodh fituesi i kësaj nate, të cilin tanimë do të mund ta shihni në çerekfinale.

Theksojmë që në shtator do të jetë finalja e madhe për një ‘Renault Clio’. /Telegrafi/

Exit mobile version