Site icon Telegrafi

“Java e Albanologjisë” në tetor në Prishtinë

Në këtë aktivitet, që financohet nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, pritet të marrin pjesë rreth 100 albanologë, të cilët do të shpalosin studimet e tyre më të reja nga gjuhësia, letërsia, historia, folkloristika dhe etnologjia shqiptare. Zyrtarët e këtij institucioni kanë thënë se tashmë janë përcaktuar edhe oraret e mbajtjes së sesioneve dhe temat e diskutimit për të gjitha degët.

Dega e Gjuhësisë është caktuar të debatojë për temën “Zhvillimi i shqipes standarde”; dega e Letërsisë debaton rreth temës “Letërsia shqipe pas rënies së murit të Berlinit”; ajo e Historisë, “Kryengritjet shqiptare të vitit 1910”; dega e Folklorit, “Folklori, krijimtaria gojore dhe vlerat kulturore ndërmjet traditës dhe globalizimit”, ndërsa dega e Etnologjisë ka zgjedhur temën “Qasjet etnologjike dhe kulturore shqiptare”. Për të gjitha këto sesione janë ftuar të marrin pjesë 20 studiues nga vendi dhe nga bota./Telegrafi/

Exit mobile version