Java e 34 në Serie A u karakterizua me derbin romak në mes Romës dhe Lazios.
Ndeshja u fitua nga Lazio me rezultat 1-3 dhe një nga më të mirët në këtë takim ishte portieri Thomas Strakosha.
Portieri shqiptar bëri disa pritje të bukura dhe një nga ato është në pritjet më të mira të javës në Serie A.
Strakosha i bashkëngjitet portierëve si: Samir Handanvic, Andrea Fulignati, Wojsiech Szczesny e Alex Cordaz.
Aktualisht Lazio renditet në vendin e katër me 67 pikë. /Telegrafi/