Java e 28-të në elitën e futbollit kosovar do të nis sot ku në program janë për tu zhvilluar dy sfida.
Dy skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Flamurtari do të zbresin sot në fushë.
Ndeshja e parë e kësaj jave zhvillohet në Vushtrri me fillim nga ora 17:00, ku vushtrriasit të rënë edhe zyrtarisht nga elita e futbollit kosovar presin Flamurtarin.
Kuqezinjtë synojnë t’i marrin pikët e plota nga kjo përballje në mënyrë që ta bëjnë një hap të madh drejt mbijetesës.
Në anën tjetër Vushtrria që po luan pa presion shpreson që ta befasojnë Flamurtarin.
Ndeshja e dytë e ditës së sotme zhvillohet në kryeqytet ku Prishtina është nikoqir i Drenicës.
Bardhekaltërtit duan fitore në mënyrë që ta ngushtojnë epërsinë me Dritën, ndërsa Drenica që tani rrezikon seriozisht rënien udhëton në Prishtinë për të shkaktuar befasi dhe për të marrë pikë.
Takimi në stadiumin Fadil Vokrri mes Prishtinës dhe Drenicës pritet të fillojë nga ora 20:00. /Telegrafi/
Ipko Superliga e Kosovës:
E premte:
Vushtrria – Flamurtari (17:00)
Prishtina – Drenica (20:00)
E shtune:
Feronikeli – Gjilani (17:00)
Dukagjini – Ballkani (17:00)
E diele:
Llapi – Drita (17:00)
Ferizaj – Trepça ’89 (17:00)