Site icon Telegrafi

Java e 25-të në IPKO Superligë zhvillohet në mesjavë, FFK zbulon orarin e ndeshjeve

Gjatë kësaj mesjave do të zhvillohen ndeshjet e javës së 25-të në IPKO Superligë dhe të javës së 22-të në Ligën e Parë.

Në elitën e futbollit kosovar katër ndeshje zhvillohen të mërkurën, derisa dy të tjera të enjte.

Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Flamurtarit, ndërsa Llapi do të vazhdojë luftën për titull në takim ndaj Ferizaj.

Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj, ku Drenica pret Gjilanin, ndërsa Drita luan para tifozëve të vet ndaj KEK-ut.

Ndërkohë ditën e enjte do të zhvillohen dy ndeshje të tjera, ku pretendentët Prishtina dhe Feronikeli luajnë para adhuruesve të tyre ndaj Lirisë respektivisht Ballkanit. /Telegrafi/

IPKO Superliga
Java e 25-të
E mërkurë, 3 prill ora 14.00
Trepça ’89 – Flamurtari
Llapi – Ferizaj
Drenica – Gjilani
Drita – KEK-u

E enjte, 4 prill ora 14.00
Feronikeli – Ballkani
Prishtina – Liria

Exit mobile version