Java e 24-të e kampionatit të Maqedonisë së Veriut u hap me sfidën mes Vardarit dhe Shkëndijës, e cila u mbyll me barazimin 1-1, njofton Telegrafi.
Shkëndija kaloi e para në epërsi me një supergol të Ramadanit në minutën e 21-të, por epërsia e kuqezinjve zgjati vetëm katër minuta. Spahiu barazoi shpejt për Vardarin në minutën e 25-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Ky barazim favorizon më shumë Vardarin, i cili është ngjitur në pozitën e tetë me 22 pikë, duke u shkëputur nga fundi i tabelës, ndërsa Shkëndija mbetet e para dhe ngjitet në kuotën e 50 pikëve, pesë më shumë se Sileksi, i cili ka një ndeshje më pak.
Programi i plotë i javës së 24-të
Të shtunën, në orën 15:00, Voska Sport do të presë Rabotniçkin në një përballje vendimtare për mbijetesën, ndërsa Gostivari udhëton në Kavadar për t’u përballur me Tikveshin. Shkupi, pas humbjes së fundit, do të kërkojë të rikthehet te fitorja kur të përballen me Pelisterin në stadiumin e Çairit.
Besa e Dobërdollit do të sfidojë kryesuesit e Strugës në një ndeshje të vështirë, ndërsa AP Brera dhe Sileksi do të mbyllin programin e xhiros së 24-t. /Telegrafi/