Java e 20-të në Ipko Superligën e Kosovës do të startojë ditën e sotme (e premte).
Për ditën e sotme janë paraparë të zhvillohen dy takime që pritet të jenë mjaftë interesante.
Ndeshja kryesore padyshim që do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita pret Drenicën.
Bardhekaltërtit kanë marrë dy fitore radhazi në Pranverë dhe synojnë t’i marrin edhe tri pikë të tjera nga kjo përballje.
Ndërkohë Drenica ka pësuar dy humbje dhe në Gjilan udhëton për të shkaktuar befasi.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme dhe që pritet të jetë tejet interesante është edhe ajo mes Ferizajt dhe Llapit.
Ferizajasit në këtë takim vijnë pas humbjes 3-0 ndaj Ballkanit dhe janë në kërkim të fitores së parë në pranverë.
Në anën tjetër Llapi vije pas fitores ndaj kampionit në fuqi Feronikelit dhe një triumf në Ferizaj do t’i shtonte gjasat e tyre për një vend në garat evropiane.
Të dyja takimet do të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/