Site icon Telegrafi

Java e 16-të në Superligë luhet në mesjavë, derbi në Gjilan

Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj javën e 16-të në mesjavë.

Derbi i javës pritet të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku skuadra me po të njëjtin emër do ta presë kampionin në fuqi Trepçën ’89.

Ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli që po kalon nëpër një formë të mrekullueshme do të jetë nikoqir i Vëllaznimit të Gjakovës.

Lideri aktual i Superligës, Llapi do të udhëtojë drejt Pejës për tu përballur me Besën, ndërsa Drita luan në udhëtim tek Drenica.

Ndeshja tjetër e ditës së mërkurë do të zhvillohet në Prizren, me Lirinë e cila do të mirëpres Flamurtarin.

Ndërkohë ditën e enjte do të luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Vllaznisë së Pozhoranit dhe Prishtinës. /Telegrafi/

Orari i javës së 16-të:

E mërkurë:

Gjilani-Trepca ’89
Feronikeli-Vellaznimi
Besa-Llapi
Liria-Flamurtari
Drenica-Drita

E enjte:
Vllaznia – Prishtina

Exit mobile version