Prishtina e ka nisur me fitore bindëse stinorin pranveror në Superligën e Femrave, duke mundur Kastriotin me rezultat 144:23.
Skuadra prishtinase dominoi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore bindëse, që ishte 11-ta në këtë edicion nga 11 ndeshje të zhvilluara, kurse vashat ferizajase pësuan humbjen e 11-të nga po aq takime të zhvilluara.
Marigona Rushiti te Prishtina ishte më e dalluara me katërshifror të dyfishtë, 16 pikë, 10 kërcime, 11 asistime dhe 14 topa të vjedhur.
Kampionia e Kosovës, Penza po ashtu shënoi fitore të pritur ndaj Trepçës si mysafire me rezultat 59:103. Te Penza u dallua Rael Whitsitt me 24 pikë e 23 kërcime dhe nëntë asistime.
Skuadra mitrovicase ka tri fitore dhe tetë humbje, kurse ato pejane nëntë fitore dhe dy humbje.
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim 51:96. Skuadra kuqezi ka tri fitore e tetë humbje, ndërsa vashat prizrenase shtatë fitore dhe katër kërcime.