Telegrafi

JAT me humbje deri në fund të vitit prej 20-25 milionë euro

"Nëse deri më 1 janar të vitit 2010 nuk arrijmë deri në ‘zero pozitive’, keq na shkruhet", deklaroi ai në intervistën për Ekonomist dhe shtoi se kriza ekonomike globale negativisht është pasqyruar në punën e JAT-it.

Radovanoviq tha se JAT vështirë e përjeton krizën dhe se qarkullimi është zvogëluar për rreth 20 për qind.

"JAT vitin e kaluar ka transportuar 1,3 milionë udhëtarë, ndërsa këtë vit vështirë se kjo shifër do të jetë 1,1 milionë udhëtarë", thotë Radovanoviq.

Vitin e kaluar JAT ka pasur humbje prej 29 milionë eurosh dhe sipas tij, shkaku kryesor për këtë është që JAT-i është "ndërmarrje e vjetër me organizim të tejkaluar, e bërë sipas kallapit prej 20-30 vjetëve.