Telegrafi

JAT, aksionari kryesorë i MAT

Aviokompania serbe Jat Airways së shpejti mund të bëhet pronari kryesorë aviotransportuesit maqedonas MAT. 

Kjo u deklarua nga drejtori i JAT-it Sasha Vllaisavleviq, duke shtuar se kanë filluar negociata me udhëheqësinë e MAT-it për konverzion të borxhit në kapital pronësor.

Sipas gazetës, në Jat zhvillohet hetim për të gjitha kërkesat e papaguara të krijuara gjatë 10 viteve të fundit. Bëhet fjalë për borxhe prej mbi 60 milionë euro, ndërsa nën thjerrëz është edhe drejtori për dhënien me qira të aeroplanëve të MAT-it, me humbje për Jat-in prej 9.9 milionë dollarë, të cilët me kamata rriten edhe për tre milionë dollarë.