Telegrafi

Jastëku i ri që garanton gjumë të rehatshëm gjatë udhëtimit

Megjithëse, disa e kanë pasur jastëkun që vendoset prapa qafës, gjumi nuk ka dalë të jetë i mirë, meqë tundjet e shpeshta i kanë nxjerrë gjumin.

Për këtë është krijuar ‘SkyDreamer’ për të ndihmuar udhëtarët, të flenë rehatshëm.

Ky jastëk, për dallim nga ai i mëparshmi, vendoset në pjesën e qafës dhe mjekra vihet sipër saj.

Në këtë mënyrë, lëvizjet e kokës reduktohen në masë të madhe, duke ruajtur gjumin, transmeton Telegrafi.