Adoleshentja e paemëruar që ra nga kati i 33-të i një ndërtese në Guangzhou të Kinës, është shpëtuar nga jastëku gjigant i fryrë me ajër.
Zjarrfikësit, forcat e rendit dhe një shoqe e saj, përpiqeshin ta bindnin që të zbriste nga një platformë e gjerë tetë metra katrorë, që ndodhej jashtë goditës, transmeton Telegrafi.
Por, e vendosur që të kryente vetëvrasje, ajo u lëshua nga 110 metra lartësi, ndërsa pajisja për shpëtim ia zbuti përplasjen.
“Problemet në dashuri”, ka thënë se ishin motivi që deshi t’i jepte fund jetës, ndërsa shpëtoi me një asht të thyer të këmbës dhe pa lëndime tjera. /Telegrafi/
https://youtu.be/wVsRkPRCe8w