Jason Momoa u pa teksa po merrte një nga makinat e tij të vjetra për një udhëtim në Los Angeles të enjten pasdite.
Performuesi 43-vjeçar dukej se po kënaqej plotësisht, ndërsa ai dhe një grup miqsh hipën në makinën e tij dhe shkuan për një xhiro nëpër rrugët gjithnjë të mbushura me njerëz të qytetit.
Aktori i njohur Jason Momoa shfaqi fizikun e tij mbresëlënës, në një paraiqitje ku ai u shfaq i zhveshur në pjesën e sipërme, shkruan DailyMail.
Momoa më vonë veshi një bluzë të zezë përpara se të dilte me shpejtësi në rrugë me miqtë e tij.
Aktori më parë tregoi gjoksin e tij të formësuar gjatë një paraqitjeje në episodin e së mërkurës në “Jimmy Kimmel Live”.
Gjatë kohës së tij në program, aktori u zhvesh për të treguar një veshje tradicionale hauvaiane të njohur si malo.
Momoa tha: “Kjo është ajo që vesh çdo ditë. Sapo po bëhesha gati për rolin dhe më pëlqen të futem në karakter”.
Kjo në sajë të rolit të ri që do të luajë në “Chief of War”.
Sipas Deadline, seriali do të përqendrohet në “tregimin epike dhe të paprecedentë të bashkimit dhe kolonizimit të Hawaiit nga një këndvështrim indigjen”.
Kur lajmi për serialin u zbulua për publikun, u raportua gjithashtu se Momoa do të shkruante skenarin e serialit, përveç se do të shërbente si aktor dhe bashkë-krijues i tij.
Më vonë u raportua se Temuera Morrison, më i njohur për rolin e tij në “The Book of Boba Fett”, i ishte bashkuar kastit.
Aktori aktualisht është vendosur të portretizojë mbretin Kahekili, i cili më parë sundoi mbi Mauin.
Xhirimet e serialit filluan muajin e kaluar në vende të ndryshme në Zelandën e Re.
“Chief of War” do të shfaqet premierë në shërbimin e transmetimit Apple TV+ në një datë të pacaktuar në të ardhmen. /Telegrafi/