Site icon Telegrafi

Jason Momoa dhe kolegët e tij zhvishen për xhirimet e serialit të ri “Chief of War”

Jason Momoa tregoi trupin e tij tepër të formësuar të enjten, teksa ndau me ndjekësit një sërë fotografish përvëluese në Instagram.

Ylli 43-vjeçar i “Aquaman” u zhvesh, duke pasqyruar veshjen tradicionale hauvaiane të quajtur Malo, duke lënë në dukje gjoksin e tij me muskuj dhe bicepsin e fryrë.

Flokët e tij të gjata ngjyrë kafe ishin të lidhura, duke treguar anët e rruara të kokës së tij, shkruan DailyMail.

Gama e tij mbresëlënëse e tatuazheve u shfaq plotësisht, dhe ai madje u kthye për të treguar një paraqitje të shkurtër të të pasmëve të tij.

Nuk është hera e parë që aktori është shfaqur me një veshje të ngjashme si tanga.

Javën e kaluar ai u shfaq pothuajse me të njëjtën veshje në emisionin “Jimmy Kimmel Live” të mërkurën, për të promovuar shfaqjen e tij të re televizive “Chief of War”.

“Kjo është një Malo tradicionale, është ajo që veshin havaianët”, shpjegoi Jason në emision.

“Unë jam duke bërë një serial. Unë jam krijues, shkrimtar, regjisor, producent dhe aktor në këtë serial të Apple të quajtur ‘Chief of War’ dhe është i gjithë pasqyrim i Hawaiit të viteve 1780, 1790”.

Xhirimet e këtij seriali filluan muajin e kaluar në vende të ndryshme në Zelandën e Re.

“Chief of War” do të shfaqet premierë në shërbimin e transmetimit Apple TV+ në një datë të pacaktuar në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version