Telegrafi

Jason Derulo njofton divorcin me Jena Frumes katër muaj pasi mirëpritën fëmijën e parë

Jason Derulo dhe partnerja e tij, Jena Frumes, thuhet se janë ndarë pasi nuk e konsiderojnë veten të përshtatshëm për njëri-tjetrin.

Të enjten, artisti njoftoi se ai dhe gruaja e tij kishin vendosur të ndanin rrugët e tyre.

Derulo shkroi në Twitter: “Ajo është një nënë e mrekullueshme, por ne po ndahemi në këtë kohë duke na lejuar të jemi versionet më të mira të vetes dhe prindërit më të mirë që mund të jemi”.

Jena Frumes dhe Jason Derulo (Foto: Instagram)

Ai e përfundoi shënimin se fansat duhet të respektojnë vendimin e tyre dhe t’u lënë hapësirë.

“Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë”, theksoi më tej Jason.

Jason dhe Jena ndajnë të njëjtën datë të lindjes. Dhe para ndarjes së tyre, ata festuan ditëlindjen së bashku.

Pas ndarjes, Jena e ka fshirë postimin por ka ruajtur fotot e mëparshme të momenteve të jashtëzakonshme që ka kaluar me ish-bashkëshortin.

Çifti kanë mirëpritur djalin e tyre më 8 maj dhe e quajtën, Jason King. Dyshja mund të jetë ndarë, por kanë një marrëdhënie të mirë si miq.

Ata mezi presin t’i ofrojnë mbështetje bashkë-prindërore djalit të tyre ndërkohë që ndarja të mos ndikojë në jetën e tij. /Telegrafi/