Telegrafi

Jason Derulo në lidhje me ish-të dashurën e Jesse Lingard

(Foto: Instagram/jenafrumes)

Kohëve të fundit janë hedhur spekulime ndaj këngëtarit Jason Derulo, pasi flitet se është në lidhje dashurie me ish-të dashurën e futbollistit Jesse Lingard.

Sipas The Mirror, futbollisti i Manchester Unitedit ka qenë në lidhje me bukuroshen Jena Frumes në vitin 2018, por për shkak të disa keqkuptimeve janë detyruar të ndahen.

Ndërsa tash thuhet se modelja amerikane e ka nisur lidhjen me yllin e muzikës pop, Derulo dhe thuhet se po qëndron e izoluar së bashku me të në shtëpi.

 

Ndërkaq, në rrjetet sociale dhe komentet e ndjekësve vërehen pohime se këngëtari është i dashuruar në bukuroshen 26 vjeçare. Jason dhe Jena morën vendimin që të izolohen së bashku pothuajse dy muaj më parë dhe kanë qenë duke shpërndarë imazhe të ndryshme.

Lexo po ashtu Ish- e dashura i tregon Lingardit çfarë ka humbur

Një burim i afërt me çiftin i tha The Sun: “Jason dhe Jena nuk kishin qenë së bashku përpara se të fillonte bllokimi, por ata vendosën të izolohen dhe atyre po u pëlqen kjo”.

Romanca e dyshes thuhet të jetë e para për Jason, pas ndarjes së fundit që pati me Daphne Joy në vitin 2016. /Telegrafi/