Kohëve të fundit janë hedhur spekulime ndaj këngëtarit Jason Derulo, pasi flitet se është në lidhje dashurie me ish-të dashurën e futbollistit Jesse Lingard.
Sipas The Mirror, futbollisti i Manchester Unitedit ka qenë në lidhje me bukuroshen Jena Frumes në vitin 2018, por për shkak të disa keqkuptimeve janë detyruar të ndahen.
Ndërsa tash thuhet se modelja amerikane e ka nisur lidhjen me yllin e muzikës pop, Derulo dhe thuhet se po qëndron e izoluar së bashku me të në shtëpi.
Ndërkaq, në rrjetet sociale dhe komentet e ndjekësve vërehen pohime se këngëtari është i dashuruar në bukuroshen 26 vjeçare. Jason dhe Jena morën vendimin që të izolohen së bashku pothuajse dy muaj më parë dhe kanë qenë duke shpërndarë imazhe të ndryshme.
Një burim i afërt me çiftin i tha The Sun: “Jason dhe Jena nuk kishin qenë së bashku përpara se të fillonte bllokimi, por ata vendosën të izolohen dhe atyre po u pëlqen kjo”.
Romanca e dyshes thuhet të jetë e para për Jason, pas ndarjes së fundit që pati me Daphne Joy në vitin 2016. /Telegrafi/