Jasna Ercegoviq-Mandiq, bashkëpunëtorja e Bojan Jovanovskit, nga arresti shtëpiak nën shoqërimin e policisë është sjellë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.
Mandiq para prokurores Villma Ruskovska, duhet të jep deklaratë në lidhje me punën e organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”, ku ajo është zëvendësuese e “Boki 13”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo dyshohet për mashtrim dhe larje parash, të cilat Boki 13 i ka marrë nga afaristë për ndërtimin e qendrave evropiane për persona të rritur.
Mandiq ndodhet në arrest shtëpiak për më shumë se dy muaj/
Përve Jasna Mandiq, për veprat “mashtrim” dhe “larje parash” të dyshuar janë edhe babai i Boki 13, Mile Jovanovski, dhe asistentja e tij Hristina Bllazhevska, si dhe vet Boki 13./Telegrafi/