Telegrafi

Jasiqi: E rëndësishme që edhe femrat të përfshihen në fushën e teknologjisë informative

Visar Jasiqi, shef i operacioneve dhe marrëdhënieve me jashtë në Universitetin Amerikan në Kosovë tha se organizimi i konferencës ‘Vajzat në teknologjinë informative’ ka të bëjë me përfshirjen sa më të madhe të vajzave në këtë sektor.

Jasiqi me këtë rast theksoi se përgjatë viteve kanë vërejtur se në këtë sektor ka pabarazi gjinore, prandaj edhe kishin filluar të eksplorojnë ide për zgjidhjen e këtij problemi.

Ai tha se çështja më e rëndësishme ishte që të fillojnë t’i shohin vajzat në teknologjinë informative dhe të krijojnë barazi gjinore.

Jasiqi tha se pikërisht për këtë kanë organizuar edhe këtë konferencë, e që ka të bëjë me përfshirjen e vajzave në teknologjinë informative. /Telegrafi/