Jasir Asani, sulmuesi i njohur i Kombëtares, ka bërë një rrëfim personal ku ka zbuluar se është në një marrëdhënie dashurie dhe se ka sytë e tij të drejtuar kah krijimi i një familjeje të madhe. Asani ka ndarë me fansat e tij lajmin se partnerja e tij është gjithashtu shqiptare, por ka hedhur dritë edhe mbi synimet e tij profesionale.
Duke thënë se është i hapur për idenë e martesës, Asani ka theksuar se ai dhe partnerja e tij janë në një marrëdhënie të fortë dhe që ajo e ka të qartë dëshirën e tij për të pasur një familje të madhe.
“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe”, u shpreh futbollisti.
Megjithatë, ai ka shtuar një kusht të rëndësishëm në planet e tij për të ardhmen: kohën. Asani ka bërë të ditur se ka kërkuar nga partnerja e tij të jetë e durueshme dhe të presë edhe pak para se të marrin hapat e mëtejshëm drejt martesës.
“Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën,” tregoi Asani në një intervistë për programin e mëngjesit, “Wake Up” të Top Channel.
“I kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”. Këto fjalë demonstruan dëshirën e tij për të balancuar jetën personale me përkushtimin ndaj futbollit dhe synimet e tij për të arritur më shumë në fushën e lojës.
Ky balancim i ndërthurur mes jetës personale dhe asaj profesionale është sfida me të cilën shumë sportistë përballet në karrierën e tyre, dhe Jasir Asani shfaqet i vendosur për të menaxhuar këtë balancë me kujdes dhe maturi, duke mos shpejtuar në vendime që lidhen me të ardhmen e tij dhe të partneres së tij. /Telegrafi/