Golashënuesi më i mirë në histori, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë shumë efikas përpara portës, ndërsa shënimi i golave është punë e thjeshtë për të.
Superylli portugez ishte në shënjestër në pjesën e parë të sfidës ndaj Sassuolos, në të cilën e shënoi golin e 100-të me fanellën bardhezi.
Një top të nisur shpejt nga Gianluigi Buffon e mori në pronësi Adrien Rabiot që asistoi te CR7, i cili e nxori nga loja një mbrojtës kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Në këtë mënyrë, Ronaldo është bërë futbollisti i parë në histori të Juventusit që shënon 100 e më shumë gola në të gjitha garat në tri sezonet e para me Bianconerët.
100 – Cristiano #Ronaldo has just become the first player in the history of Juventus to have scored 100+ goals in all competitions in his first three campaigns for the Bianconeri. Legend.#SassuoloJuve #SerieA pic.twitter.com/1U2QK0YJO8
— OptaPaolo (@OptaPaolo) May 12, 2021
Njëherësh, Cristiano është bërë lojtari i parë që shënon 100 gola me klube në tre shtete të ndryshme (Manchester United – Angli, Real Madrid – Spanjë dhe tash Juventus – Itali). /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo becomes the FIRST player to ever score 100 club goals in 3 different countries 👑 pic.twitter.com/r2vXbNNaFb
— ESPN FC (@ESPNFC) May 12, 2021