Site icon Telegrafi

I jashtëzakonshmi LeBron James arrin shifrën e 38 mijë pikëve, vetëm edhe 300 pikë për tu bërë shënuesi më i mirë në historinë e NBA

LeBron James vazhdon të jetë ylli kryesor i Los Angeles Lakers dhe padyshim më i miri aktualisht në NBA.

Basketbollisti amerikan edhe pse në moshë të shtyrë po tregon formë jashtëzakonisht të mirë.

James realizoi 35 pikë, tetë kërcime e 10 asistime në humbjen e Lakers nga Philadelphia 76ers 112:113.

Me pikët e realizuara ndaj 76ers, James ka kaluar shifrën e 38 mijë pikëve në sezon të rregullt në NBA.

38-vjeçari tani ka shkuar në kuotën e 38,024 pikëve në sezon të rregullt dhe ndodhet në pozitën e dytë.

I pari është legjenda Kareem Abdul-Jabar me 38,387 pikë të shënuara në sezon të rregullt në NBA.

Yllit të Lakers i kanë mbetur edhe disa ndeshje vetëm për ta thyer rekordin dhe të mbetet në historinë e NBA për një kohë të gjatë si koshashënuesi më i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version