Cole Palmer është lojtari i momentit në Ligën Premier dhe ai po shkëlqen në vitin e tij të parë te Chelsea.
Ylli i ri anglez iu bashkua londinezëve në verë nga Manchester City për 47 milionë euro dhe ai tanimë ka shpaguar vetën.
Shënimi i katër golave i Cole Palmer në fitoren ndaj Evertonit të hënën mbrëma e ka çuar atë në krye të garës së Këpucës së Artë të Ligës Premier.
Ai tani është i barabartë me Erling Haaland me 20 gola këtë sezon në elitën e futbollit anglez duke e bërë atë një garë të ngushtë për këpucën e artë.
Katër golat e tij nënkuptuan gjithashtu se ai tani ka shënuar më shumë gola në ligë në shtatë muajt e tij të parë në Chelsea sesa Kai Havertz në tre sezone në Stamford Bridges, pasi gjermani ka realizuar vetëm 19 gola.
Forma e jashtëzakonshme e Palmerit e ka ndihmuar Chelsean të qëndrojë vetëm 3 pikë nga vendi i 6-të në tabelën e Ligës Premier, vend që e dërgon skuadrën londineze në Ligën e Evropvës. /Telegrafi/