Site icon Telegrafi

Jashtëtokësori i vdekur” doli se ishte bukë bajat

Videoja e postuar në YouTube e xhiruar nga Timur Hilall, 18 vjeçar, dhe Kirill Vlasov, 19 vjeçar, gjoja të një jashtëtokësori të ngrirë në borën e Siberisë në qytetin Irkutsk, u bë sensacion në mbarë botën. 

Shikoje këtu

Tash djemtë kanë pranuar se ishte vetëm një rren pasi ishin marrë në pyetje nga policia. Zëdhënësi i ministrisë së punëve të brendshme i Rusisë tha: “Ne gjetëm jashtëtokësorin në shtëpinë e njërit prej studentëve. Ai ishte i fshehur nën shtratin e tij dhe pas ekzaminimit zbuluam se ishte punuar nga buka bajat dhe ishte mbuluar me lëkurë të pulës”.

Tash policia dhe prokurorët janë duke shqyrtuar nëse djemtë kanë kryer ndonjë krim me veprimin e tyre. “Se çfarë do të bëjmë me ta ende nuk e dimë”, tha zëdhënësi.

Trupi i çuditshëm u paraqit pas raporteve të medieve ruse se një UFO ishte përplasur në atë rajon muajin e kaluar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version