Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez nuk pritet të jetë pjesë e formacionit fillestar të Simone Inzaghit kur Interi do të përballet me Manchester Cityn në stadiumin “Etihad” në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Në vend të kësaj, Inzaghi pritet t’i japë një mundësi afrimit të verës Mehdi Taremi, që do të jetë ndeshja e parë e iranianit në Ligën e Kampionëve për Nerazzurrët. Atij do t’i bashkohet Marcus Thuram në formacionin 3-5-2.
Pavarësisht se përfundoi si “Capocannoniere” në Serie A sezonin e kaluar, Lautaro Martinez nuk e ka gjetur ende rrjetën për Interin këtë sezon, pas një vere të ngarkuar me Argjentinën, ku fitoi Kupën e Amerikës dhe duke përfunduar si golashënuesi kryesor i kompeticionit.
La Gazzetta dello Sport shkruan se lodhja është arsyeja kryesore pas vendimit të Inzaghit për të lënë kapitenin e tij jashtë formacionit startues.
Vendimi ishte marrë tashmë përpara se Interi të nisej për në Mançester, pasi Inzaghi testoi së bashku Thuramin dhe Taremin gjatë seancës së fundit stërvitore.
Me një javë të ngarkuar përpara, Lautaro Martinez është në garë për të rimarrë pozicionin e tij statues për Derby della Madonnina kundër Milanit në Serie A të dielën. /Telegrafi/