Site icon Telegrafi

Jashari takohet me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, e falënderon për përkrahjen

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është takuar në Gjermani me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral James Mcconville.

Jashari e falënderoi Gjeneral Mcconville, ushtrinë amerikane dhe SHBA-në, për përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjenerallejtënant Jashari ka udhëtuar për në Garmisch të Gjermanisë, me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së ShBA-së, Gjeneral James Mcconville, për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA).

“FSK vazhdon të zhvillohet duke u bazuar në doktrinë, stërvitje dhe me pajisje amerikane, që lehtëson ndërveprueshmërinë mes dy ushtrive dhe trajnimet e përbashkëta. Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Mcconville u pajtuan për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.

Exit mobile version