Site icon Telegrafi

Jashari: Populli është lodhur me patriotizëm, vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik më shumë se për patriotizëm.

“Vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik. Populli është lodhë me patriotizëm. Unë jam çdo ditë në kontakt me ta. Ne e kemi një gjeneratë që është lind pas lufte e që të njëjtit janë rritë, zhvillu e shkollua pa parë luftën. Këta thonë: respekt për luftën, por duam punë pasi kemi kryer shkollën”, thotë ai në “Debat Plus”.

Bekimi ka folur edhe për raportet e familjes me Hashim Thaçin.

Ai thotë se nuk janë prishur me të për çështje të parave apo diçka ngjashëm.

“Ka të bëjë me raportet me Lulzim Jasharin, por nuk du të flasë për këtë gjë pasi ai është në Hagë”.

Lexo po ashtu Bekim Jashari: Nëse bien dakord së paku 2/3 e deputetëve, Muratin e propozojmë për president

Kryetari i Skenderajt thotë se i ka kërkuar Thaçit para disa viteve që të themelojë në Kosovë Gjykatën për krime të luftës por që sipas tij nuk u bë.

“Thaçi më tha mirë e ke, por nuk e bëri”, tha mes tjerash Bekim Jashari./Telegrafi/

Exit mobile version