Në Komunën e Skenderajt sot është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19.
Kryetari i Komunë së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga Fushë Kosova, transmeton Telegrafi.
“Sonte është shënuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në komunën tonë. Personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga Fushë Kosova. Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim”, ka shkruar ai në Facebook.
Jashari u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse. /Telegrafi/