Site icon Telegrafi

Jashari: Minatorët e Trepçës nuk janë në grevë

Megjithëse mediat kanë raportuar se minatorët e Trepçës janë futur në grevë, drejtori i Minierës, Qazim Jashari, thotë se ata nuk janë në greve por janë ndalur për t’i sqaruar disa problem të shfaqura.

Jashari ka konfirmuar për Telegrafin se minatorët e Minierës së Trepçës nuk kanë hyr në grevë, por se janë shfaqur disa probleme.

“Minatorët nuk kanë hyrë në grevë. Ata janë ndaluar që të bëjnë disa sqarime. Kur të filloj greva, ju tregoj. Për momentin jam me minatorët dhe jemi në sqarim e sipër të disa problemeve”, ka thënë Jashari. /Telegrafi/

Exit mobile version