Telegrafi

Jashari: Miku ynë i madh, Joe Biden do të këtë rol jashtëzakonisht të madh në proceset që e presin shtetin tonë

Foto: Arkiv

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se fitorja e Joe Biden është fitore e rëndësishme për të ardhmen e shtetit tonë.

Jashari ka pohuar se Joe Biden do të ketë rol jashtëzakonisht të madh në proceset që e presin shtetin tonë, transmeton Telegrafi.

“Një fitore e rëndësishme për të ardhmen e shtetit tonë, sigurisë dhe perspektivës globale, besim dhe shpresë në sfidat që kemi para nesh.

Miku ynë i madh, Joe Biden do të këtë rol jashtëzakonisht të madh në proceset që e presin shtetin tonë”, ka thënë Jashari në një shkrim në Facebook.

Më tej ai ka shkruar se “ Lidhja e tij historike me Kosovën, përvoja e tij e çmuar në politikëbërje, njohuritë dhe perceptimi real që ka ai për proceset në Kosovë dhe Ballkan do të jenë garanci e besimit që ne duhet të kemi në Shtëpinë e Bardhë”

Zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-së, e kanë përshëndetur edhe liderët tjerë politikë në Kosovë./Telegrafi/