Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka marrë pjesë në fushatën vetëdijesuese “Mbaji duart në timon e jo në telefon” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes”.
Jashari ka thënë se është një kontribut i vogël me ne një mesazh të madh për të gjithë ngasësit në komunikacion.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se duhet pasur gjithë vëmendjen gjatë ngasjes, pasi vetë shoferët janë ata të cilët ndihmojnë në uljen e rasteve të vdekjes në trafik dhe lëndimeve të njerëzve.
Theksojmë se Komuna e Skenderajt, ka nisur fushatën sensibilizuese për parandalimin e aksidenteve me titull “Mbaji duart në timon, jo në telefon!”, më 20 korrik.
Kjo fushatë sensibilizuese ka për qëllim vetëdijesimin e shoferëve për parandalimin e aksidenteve, duke bërë thirrje që të shmangin përdorimin e telefonave gjatë vozitjes. Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria për Kulturë së bashku me Qendrën Rinore në Skenderaj, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Diasporës./Telegrafi/