Telegrafi

Jashari kujton 16 martirët e vrarë 20 vjet më parë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe sot tek lapidari i 16 martirëve e  lagjes së tretë të këtij qyteti, të vrarë 20 vjet më parë.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Jashari tha se dëshmorët dhe martirët do të kujtohen përgjithmonë.

“Me nderime të larta kemi bërë homazhe te lapidari për 16 martirët e Lagjes III të qytetit tonë, të cilët janë vrarë nga forcat paraushtarake e policore serbe, në luftën e Kosovës, 20 vite më parë. Skenderaj dhe Kosova do t’i kujtojnë gjithmonë dëshmorët dhe martirët e kombit, të cilët sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre – jetën, që ne të jetojnë të lirë e të pavarur. Lavdi e përjetshme heronjve dhe martirëve të luftës çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Bekim Jashari. /Telegrafi/