Site icon Telegrafi

Jashari i kënaqur me lojën

Më lehtë se që është pritur, kuqezinjtë e Drenicës kanë përcjellë Hajvalinë me 5 gola në rrjetë, ndërsa fitorja do të mundë të ishte edhe më e thellë, sikur vendasit t’i shfrytëzonin të gjitha rastet e krijuara.

“Jam shumë i kënaqur me lojën e lojtarëve të mi. I kam përgatitur për një hakmarrje sportive, pasi që Hajvalia na pati mundur në shtëpi të vet në fillim të kampionatit dhe në fund ia dolëm. Seriozisht, kam pritur më shumë nga Hajvalia, por ata sot nuk treguan asgjë”, tha trajneri i Drenicës, Afrim Jashari. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version