Site icon Telegrafi

Jashari flet për vizitën në shtëpinë e Lushtakut: Isha vetëm si shoqërues i kryeministrit, asgjë më shumë!

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka sqaruar vizitën e tij në shtëpinë e Sami Lushtakut ku u pa së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Jashari përmes një reagimi dërguar mediave, ka thënë se në shtëpinë e Lushtakut ishte vetëm si shoqërues i kryeministrit Haradinaj dhe asgjë më shumë.

Lexo po ashtu Sami Lushtaku i pret në konak të gjithë krerët e shtetit (Foto)

Reagimi i tij i plotë:

Sot kisha kënaqësinë ta takoj në Komunën tonë Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj me të cilin biseduam për projektet e Komunës së Skenderajt.
Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj e falënderoj për vizitën dhe mbështetjen e tij.

Sot me kërkesën e tij si nikoqir i Komunës, e shoqërova z. Haradinaj, edhe në një ndejë private te ish-kryetari Sami Lushtaku.

Prandaj dua të sqaroj gjithë opinionin se unë si nikoqir i Komunës isha shoqërues i Kryeministrit dhe asgjë më shumë.

Vazhdoj të jem Kryetar i Skenderajt transparent, llogaridhënës dhe nuk ka asnjë lëkundje në projektet tona për zhvillim të Skenderajt dhe qëndroj prapa të gjitha deklaratave të mia për të gjitha zhvillimet.

Qytetarët e Skënderajt po e shohin frymën e re të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie, pa korrupsion me duar të pastërta, me synim të qartë arsimin dhe zhvillimin e Skenderajt.

Exit mobile version