Site icon Telegrafi

Jashari flet para komisionit për faturimin e rrymës në veri

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban sot takimin e radhës, ku do të diskutohet lidhur me raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

I ftuar në këtë komision do të jetë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Komisioni po ashtu do të shqyrtojë propozim-vendimit të Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit./Telegrafi/

Exit mobile version