Site icon Telegrafi

Jashari emëron drejtoreshë të çerdhes në Skenderaj gruan që hyri në Guinness

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dje ka emëruar drejtoreshë të çerdhes “Nëna Zahide”, Arbnora Fejza-Idrizin, e njohur si rekordmene e tri çmimeve Guinness.

Lajmin ka bërë të ditur vetë Arbnora në llogarinë e saj në Facebook.

Lexo po ashtu Arbnora Fejza – Idrizi thyen rekordin Guinness me mozaikun më të madh Origami në botë

“Kam kënaqësinë t’iu njoftoj, se me vendim të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, jam emëruar, Ud. Drejtore të Institucionit para shkollor, “Nëna Zahide”, në Skenderaj. Drejtim i këtij institucioni që mbanë emrin e heroinës sonë, nënës Zahide është një nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua dhe unë do të përkushtohem maksimalisht që t’a kryej këtë detyrë në mënyrën më të mirë”, shkroi ajo.

Tutje ka falënderuar kryetarin Bekim Jashari për besimin dhe mundësinë që të kontribuoj në edukimin e duhur të fëmijëve tonë./Telegrafi.

Exit mobile version