Telegrafi

Jashari e Lladrovci me vota të njëjta në Drenas dhe Skenderaj

Drenica që nga sot ka kryetaret e rinj. Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci kanë arritur të fitojnë pa balotazh në raundin e parë të zgjedhjeve komunale.

Rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin qartë se asnjëri prej këtyre dy kandidatëve nuk ishte as afër balotazhit, raporton DrenicaOnline.

Lexo po ashtu Rezultatet në të gjitha komunat e Kosovës

Një gjë që është tejet interesante del të jetë se që të dy, Jashari e Lladrovci kanë numrin e njëjtë të votave.

Derisa Lladrovci ka arritur të marr në Drenas 13.124 vota, Jashari në Skenderaj ka mbledhur 13.111 vota, pra vetem 13 vota më pak.

Rikujtojmë se edhe numri i votuesve në këto dy komuna llogaritet të jetë i përafër.