Telegrafi

Jashari: Bujqësinë do ta kemi prioritet, me qëllim rritjen e punësimit (Video)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Shtimes, Ruzhdi Jashari, ka theksuar se prioritet i tij do të jetë mbështetja e sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

Ai në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se rritja e performancës në bujqësi ka ndikuar në rritjen e punësimit në Shtime, me ç’rast ai do t’i kushtojë rëndësi të veçantë këtij dikasteri.

“Nëse e drejtojmë komunën, do ta ndërtojmë drejtorinë e bujqësisë si dhe në planprogram e kemi rishikimin e reformave në administratë”, ka shtuar Jashari. /Telegrafi/