“Momentalisht jam në Kosovë për pushime, po pas festes do të rikthehem te Skënderbeu”, ka thënë Jashanica për Epokën e Re.
“Kam qenë i huazuar te Besa e Kavajës dhe pas formës së mirë në këtë klub, drejtuesit e Skënderbeut vendosën të më rikthejnë. Kam pasur një lëndim, por tash jam në formë të mirë dhe në pranverë premtoj paraqitje të mira për Skënderbeun”, ka thënë Jashanica, i cili gjatë verës ishte transferuar te skuadra e Skënderbeut nga Korça.
Lajmin për rikthimin e Jashanicës në Korçë e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e Skënderbeut, të cilët kanë paralajmëruar se më 6 janar Jashanica do të bashkohet me Skënderbeun në resortin “Tropikal” për ta filluar fazën dimërore. /Telegrafi/