Bajram Jashanica ka thënë se ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ballkani pësoi humbje 1-0 në Tiranë, duke i vështirësuar punët për ta kaluar grupin.
“Çdo lojtar që futet në fushë e tregon veten si këtu, si në kampionat. E kemi ditur që do të jetë vështirë, por e dhamë maksimumin”, ka thënë fillimisht Jashanica për “Art Motion”.
“Patëm raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë reagoi edhe ekipi kundërshtar”.
“E shënoi golin. Por, gjithsesi, besoj se e kemi edhe një ndeshje me Dinamon në fund. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv”.
“Mentaliteti i tyre tregoi se pavarësisht se e kanë siguruar kualifikimin, e japin maksimumin. Ne nuk arritëm të marrim rezultat pozitiv dhe humbja dhemb gjithmonë”, theksoi më tej Jashanica. /Telegrafi/