Site icon Telegrafi

Jashanica i bashkohet Skënderbeut

Gjatë komunikimit të fundit që kanë pasur me kosovarin, është lajmëruar që ditën e premte lojtari të udhëtojë drejt Korçës për t’u bashkuar me Skënderbeun, raporton “Sportekspres”.

Në fakt, mendohej që mbrojtësi të vijonte të qëndronte në formë huazimi te Besa, por pas dëmtimit të Erbim Fagut në Portugali, ka qenë presidenti Ardjan Takaj që lajmëroi urgjentisht Jashanicën të udhëtonte drejt Portugalisë, gjë që nuk u arrit pasi nuk mund të pajisej me vizë në një periudhë kaq të shkurtër.

Gjithsesi, kosovari ka vijuar gjatë kësaj periudhe të stërvitet te Besa dhe ditën e premte drejtuesit e Skënderbeut i kanë bërë me dije lojtarit se do t’i bashkohet skuadrës. /Epokaere/Telegrafi/ 

Exit mobile version