Basketbollisti i Përfaqësueses A të Kosovës, Lis Shoshi tashmë ka arritur në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shoshi së fundi ka luajtur për Universitetin e Arkansasit, Little Rock (UALR NCAA).
Për Shoshin kjo është paraqitja e parë me Përfaqësuesen dhe për këtë arsye ai me padurim po pret që të bartë fanellën e Kosovës.
Shoshi do t’i bashkëngjitet Përfaqësueses së Kosovës në përgatitjet e përbashkëta, të cilat do të fillojnë më 2 korrik në Prishtinë, për të vazhduar më pas prej 5 korrik në Gjakovë, ku Kosova A do të qëndroj një javë për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat që e presin në muajin gusht.
Përfaqësuesja jonë në ndërkohë do të zhvilloj disa ndeshje miqësore, për të parë më për së afërmi formën e skuadrës. Kosova merr pjesë në Grupin C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” dhe është në grup me Estoninë dhe Maqedoninë. Parakualifikimet evropiane do të luhen prej 2 deri më 19 gusht me sistem vajtje – ardhje. Duhet theksuar se Lis Shoshi së fundi ka luajtur për Universitetin e Arkansasit, Little Rock (UALR NCAA).
Edhe Jaren Sina në Kosovë
Një tjetër basketbollist i Përfaqësueses A të Kosovës ka arritur në Prishtinë për t’ju bashkëngjitur përgatitjeve të skuadrës për kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Bëhet fjalë për Jaren Sinën, i cili është edhe shqiptari i parë që ka qenë i ftuar në NBA draft ëorkout, më saktësisht te skuadra e Denver Nuggets.
Sina është në formë mjaft të mirë dhe më se i gatshëm për të dhënë maksimumin për Përfaqësuesen tonë. Për Sinën kjo është paraqitja e dytë për Përfaqësuesen A të Kosovës, pas asaj të vitit të kaluar, ku Kosova ka marr pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2017, që edhe kanë qenë kualifikimet historike për basketbollin kosovar.
Kosova merr pjesë në Grupin C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” dhe është në grup me Estoninë dhe Maqedoninë. Parakualifikimet evropiane do të luhen prej 2 deri më 19 gusht me sistem vajtje – ardhje.