Telegrafi

Jared Leto fotografohet sërish me të dashurën e përfolur Thet Thinn, e cila është 24 vjet më e re se ai

Foto: Backgrid

Jared Leto dhe Thet Thinn u fotografuan në Gjermani gjatë fundjavës, duke nxitur edhe më shumë thashethemet.

Në fotot e publikuara nga Page Six, këngëtari i “Thirty Seconds to Mars”, 51-vjeç dhe modelja 27-vjeçe, shihen në të njëjtin hotel të dielën.

Leto kishte veshur një bluzë me stampime grafike, xhinse të ngushta, atlete të zeza dhe një kapelë rozë.

Foto: Splash News

Ndërkohë, Thinn zgjodhi një fustan të bardhë të shkurtër për daljen, çizme kauboje, teksa pamjen e plotësoi me një çantë me nuanca argjendi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jared Leto

Dyshja mbërritën në hotel me një furgon të zi, ndërsa dëshmitarët okularë thanë se ata nuk u kthyen në vend deri vonë atë mbrëmje.

Foto: Splash News

Ata u raportuan për një lidhje të mundshme dashurie në prill të vitit 2023.

Thinn, e cila njihet me emrin Beauty, u shfaq gjithashtu në videoklipin e këngës së re të Thirty Seconds to Mars, “Stuck”.

Është e paqartë nëse dyshja e njihnin njëri-tjetrin para se ajo të përfshihej në video. /Telegrafi/

 

Foto: The Image Direct