Trajneri i Monacos, Leandro Jardim, ka thënë se Juventusi ka mbrojtjen më të mirë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjet do të zhvillohen mes 3 dhe 9 maj, një përsëritje e vitit 1998, ndërsa për këtë ka biseduar edhe në konferencë për shtyp.
“Janë një ekip që të gjithë e njohim mirë”.
“Janë shumë të fortë dhe kanë shumë eksperiencë në këtë nivel. Në mbrojtje janë më të fortit në Evropë”.
“Juventusi ka avantazh pasi ata gati sa nuk e kanë fituar kampionatin e tyre”, ka thënë Jardim. /Telegrafi/