Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, ka thënë se sikurse Juventusi edhe skuadra e tij ka ambicie që të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja zhvillohet të mërkurën në mbrëmje nga ora 20:45 në Stade Louis II.
“Natyrisht që nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por mendoj që gjithçka do të vendoset në Torino”.
“Edhe nëse pësojmë gol në shtëpi, jam i bindur që në mund të shënojmë edhe në Torino. Kemi shënuar tri herë ndaj Dortmundit, e kemi bërë edhe ndaj Tottenhamit”.
“Juventusi ka një mentalitet të shkëlqyer për të fituar, mbrojtje të fortë, organizimin dhe janë të mirën në sulm”
“Juventusi nuk mendon për gjashtë golat e tonë të shënuar kundër Dortmundit, pasi ata kundër Barcelonës në dy ndeshje e mbajtën portën të paprekur”.
“E kemi të njëjtin qëllim sikurse kundërshtari, të luajmë në finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Jardim në konferencë për shtyp. /Telegrafi/