Telegrafi

Jardim: Buffon ishte vendimtar në fitoren e Juves

Getty Images

Leonardo Jardim mendon se Gianluigi Buffon ishte vendimtar në fitoren e Juventusit kundër Monacos.

Me dy gola të Gonzalo Higuain, Zonja e Vjetër e fitoi sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stade Louis II.

“Mendoj se Juventusi i dominoi 15 minutat e para, pastaj ne e baraspeshuam lojën në pjesën e mbetur të ndeshjes”.

Lexo po ashtu Zonja mbretëron, e pushton edhe Monacon (Video)

“Skuadra bëri një lojë të mirë dhe dua t’u jap komplimente lojtarëve të mi për këtë takim. Ky është futbolli”.

“Askush nuk e ka të lehtë të luajë kundër Juves. Kylian Mbappe nuk mund të gjente hapësira dhe duhet të mësohet t’i krijojë ato kur nuk ekzistojnë”.

“Buffon i bëri dy apo tri ndërhyrje të mrekullueshme dhe ishte vendimtar në fitoren e Juventusit”.

“Tash është vështirë, por ne duhet të besojmë në shanset tona për të arritur në finale”, ka deklaruar Jardim. /Telegrafi/